Nuk është fjala për këtë ndeshje, pra për duelin Dortmund-Bajern, por për ndeshje të tjera. Akuzën e rëndë për gjyqtarin Feliks Cvajer e bëri futbollisti i Borusias, Xhud Belingham. Djaloshi i ri anglez nuk u përmbajt duke qenë i zemëruar me faktin që ekipit të tij nuk iu dha një penallti. “Si mund t’i japësh ndeshjen më të madhe në Gjermani një arbitri që ju e dini që ka trukuar ndeshje më parë”, – ishin fjalët e rënda për anglezit. Futbollistët e Dortmundit ishin tepër të acaruar me disa vendime të Cvajerit, ndërsa Bajerni fitoi 3-2. Ky gjyqtar ishte i përzier në skandalin e trukimeve të vitit 2005, kur u dënua me 6 muaj pezullim sepse pranoi 300 euro rryshfet nga gjyqtari Robert Hojcer, i cili u përjashtua për jetë nga gjykimi dhe u dënua me burg. Sulmuesi Erling Haland deklaroi se “gjyqtari ishte arrogant”. Dortmundi kërkoi një penallti përpara sesa të akordohej 11-metërshi për Bajernin, por nuk iu dha as nga Cvajeri dhe as nga VAR-i.
Sfidanti.al