Sivasspor: Njoftuam Shqipërinë për dëmtimin e Manaj-t

Udhëtimi i Rei Manajt drejt Shqipërisë për t’iu nënshtruar vizitës nga stafi mjekësor i Kombëtares, ka qenë plotësisht i kotë. Klubi i Sivasspor ka zbuluar sot nëpërmjet një komunikate zyrtare se stafi kuqezi ishte në dijeni të shkallës së dëmtimit të sulmuesit që para udhëtimit të Manajt në vendin tonë, ku më pas u largua nga grumbullimi pasi u konstatua se nuk do të ishte në gjendje të luante ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

“Lojtari ynë Rei Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor të luajtur me 25 tetor. Atij iu diagnostikua një dëmtim muskulor gjatë testeve fizike, në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, në të cilin përcaktohej se Manajt i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh. Gjatë kësaj periudhe, lojtari ynë nuk mund të luante ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes për shkak të këtij dëmtimi. Të premten, më 8 nëntor, klubi ynë informoi ekipin kombëtar të Shqipërisë rreth situatës aktuale të dëmtimit të lojtarit dhe i bëmë të ditur se nuk ushte në gjendje për t’u përzgjedhur për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve. Sportisti ynë, i cili u ftua në ekipin kombëtar për të bërë rehabilitimin, u hoq nga skuadra e Shqipërisë pasi mori një mjekim. Rei Manaj do të kthehet në SIvas në javën e ardhshme dhe të vazhdojë trajtimin e tij në ambientet e klubit:”, shkruante Sivaspor në komunikatën zyrtare rreth situatës së sulmuesit shqiptar.

sfidanti.al