Sivasspor kërko largimin e Manajt

Në klubin turk të Sivasporit po priten ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese, të cilat kanë sjellë një periudhë pasigurie për planifikimin e sezonit të ardhshëm. Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar te sulmuesi shqiptar Rei Manaj, i cili sipas raportimeve nga ambientet e klubit nuk është më pjesë e planeve prioritare për sezonin e ardhshëm.

Me ardhjen e një drejtimi të ri dhe me një riorganizim të pritshëm të skuadrës, pozicioni i tij është bërë gjithnjë e më i pasigurt. Sipas raportimeve nga mediat turke, Manaj nuk shihet më si pjesë e planeve kryesore për të ardhmen. Edhe pse ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm në fazën ofensive të ekipit, pozicioni i tij është dobësuar për shkak të formës së paqëndrueshme dhe mungesës së vazhdimësisë gjatë sezonit të f undit, duke bërë që drejtuesit të rishikojnë seriozisht rolin e tij në projektin e ri sportiv. Kjo situatë, tashmë e rikthen sërish në qendër të vëmendjes sulmuesin shqiptar që iku me shumë polemika nga Sivaspori, por më pas u rikthye sërish në skuadër duke qenë i gatshëm të linte rrogën.