Silvinnjo fërkon duart, Cikalleshi gati

Pas rikuperimit të Uzunit dhe Brojës, Silvinjo merr një tjetër lajm të mirë para ndeshjeve të tetorit. Kishte dyshime për Sokol Cikalleshin, por tashmë pritet që të jetë në listën e Kombëtares. Sipas asaj që raportojnë mediat turke, lojtari është kthyer nga dëmtimi dhe ndodhet në stërvitje me ekipin.

Tani mbetet të shihet nëse Cikalleshi do të aktivizohet në ndeshjen kundër Hatajaspor. Sulmi kuqezi duket në top formë, pasi kanë shënuar edhe gola së fundmi për skuadrat e tyre. Prania e Cikalleshit në Kombëtare, përveç përvojës, është e nevojshme kundër një rivali si Çekia, që bazohet të loja fizike.

 

sfidandi.al