Dy viktimat e fundit të koronavirusit janë David Alaba dhe Isko Alarkon. Nuk ka qetësi tek Reali, dhe as nuk mund të ketë në këtë periudhë “sulmi të pandemisë”, dhe për ndeshjen e sotme në fushën e Atletikut të Bilbaos në La Liga, kryesuesit do të kenë mungesa të shumta. Trajneri Karlo Ançeloti është me minus 11 lojtarë, ndërsa më parë ishin pozitivë Modriç, Rodrigo, Asensio, Bejl, Marselo apo Lunin. Edhe pse Modriç u testua negativ, sërish mesfushori kroat ka simptoma kështu që nuk mund të rrezikohet që të kthehet në ekip. Reali vërtet kryeson La Ligën me 5 pikë më shumë sesa Sevilja, por gjithsesi avantazhi nuk është aq i konsiderueshëm sa që të ndihet i qetë. Ndaj, duhet luajtur për fitore veçse me 11 mungesa a mund ta bësh këtë në Bilbao?!
Sfidanti.al