Deri tani gjithçka është kthyer në “cirk” për lojtarët e për trajnerët, shpesh herë edhe për drejtuesit. Nuk mungojnë zërat e tifozëve, por në korin e futbollit është minus një element, arbitrat. Ata janë “heronjtë e heshtur”, tek të cilët shpesh herë dyshohet, dhe që nuk kanë gojë as për të mbrojtur veten. Një propozim interesant vjen nga trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, i cili thotë se edhe gjyqtarët duhet ta kenë këtë mundësi. “Çfarë mund të them unë për arbitrat, – tha Ksavi pas ndeshjes në Sevilje, – edhe arbitri duhet të flasë në konferencë për shtyp. Puna e tij është shumë e vështirë, ne përpiqemi ta ndihmojmë, por është e vështirë. Më mirë të flasin vetë, sesa të flasim ne për ata”.
Sfidanti.al