Derbin me prokurorinë për momentin e fiton Milani, edhe Interi ka “kleçka”!

Nuk flitet për një hetim aq dramatik sa ai që diskutohet për Juventusin (edhe pse për momentin gjithçka duket e qetë në prag të festave). Gjithsesi, prokurorët kanë shkuar në selinë e Interit në kryeqendrën e Lombardisë të “armatosur” me dyshimin se “këtu ka tradhëti, burra”. Pra, mendojnë se mund të ketë shkelje financiare si ato të Juventusit, por në shkallë më të vogël, 70 deri në 90 milionë euro. Kjo do të thotë se mund të ketë falsifikime në bilance dhe në kontrata për sezonet 2017-2019. Prokurorët kanë qenë për 4 orë në selinë zikaltër në “Rrugën e Lirisë”. Nga ana tjetër, derbin e Madoninës me drejtësinë duket se po e fiton Milani, pasi kontrollet te kuqezinjtë nuk kanë nxjerrë në dritë asnjë parregullsi.

Sfidanti.al