Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar, ish-kampioni i madh Safet Berisha ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçarë. Flitet një nga figurat qëndrore të Partizanit të madh të viteve ’70, por në atë periudhë edhe një pjestar stabël i ekipit Kombëtar. Safet Berisha lindi në Durrës dhe nga viti 1965 deri 1968 ka luajtur për Lokomotivën, skuadrën e qytetit bregdetar. Më pas është transferuar në Tiranë, ku mbajti uniformën e Partizanit për 15 vjet, deri sa u largua nga futbolli i luajtur. Me formacionin e kuq, Safeti ka fituar 3 kampionate, 3 kupa të Republikës, si dhe 1 kup të Ballkanit në vitin 1970. Gjatë karierës së tij ka veshur 21 herë fanelën e Kombëtares, duke u cilësuar si një nga qendërmbrojtësit më potent të kohës. Berisha prej shumë vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen e tij, por kishte kërkuar që të prehej në Shqipëri dhe pritet një ceremoni nderimi edhe nga Federtata Shqiptare e Futbollit.