Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 kanë përfunduar, duke përcaktuar ekipet që marrin biletën direkte dhe ato që do të vazhdojnë rrugëtimin në play-off.
Austria barazoi 1-1 me Bosnjë-
Hercegovinën, rezultat që i dha austriakëve vendin e parë në Grupin H me 19 pikë. Bosnja, me 17 pikë, u rendit e dyta dhe siguroi pjesëmarrjen në play-off.
Në Grupin J, Belgjika triumfoi 7-0 ndaj Lihtenshtajnit, duke siguruar kryesimin me 18 pikë. Uellsi, pas një fitoreje bindëse 7-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, u pozicionua për play-off.
Në Sevilla, Spanja dhe Turqia u ndanë në barazim 2-2. Ky rezultat i siguroi Spanjës kualifikimin direkt, ndërsa Turqia do të kërkojë kalimin nëpërmjet play-off-it.
Në Glasgow, Skocia mundi 4-2 Danimarkën në një ndeshje dramatike, ku danezët luajtën rreth 30 minuta me një lojtar më pak. Dy golat e shënuar në minutat shtesë i dhanë skocezëve kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa Danimarka përfundoi në play-off.
Ndërkohë, është bërë edhe ndarja e vazove për fazën e ardhshme. Shqipëria dhe Kosova janë vendosur në vazon 3 dhe do të përballen me ekipet e vazos 2. Ekipet e vazos 1 do të përballen me ato të vazos 4.
sfidanti.al

