Shkëndija e Tetovës e ka humbur ndeshjen e parë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Një penallti e shndërruar në gol nga Bayramov në të 18’ i ka dhënë fitoren Karabagut, ndërsa më pas azerbajxhanasit e kanë mbrojtur me fanatizëm fitoren e tyre.
Në fakt ka qenë shumë e diskutuar penalltia e dhënë për skuadrën azerbajxhanase, e cila është konfirmuar nga sistemi VAR duke i dhënë të drejtë vendimit të Kruzhliak. Shkëndija ka provuar me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia ka arritur. Sigurisht që është një humbje minimale, e cila lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, pas një jave në Azerbajxhan.
Shkëndija e Tetovës nëse eliminohet do të vijojë më tej në Play-off të Europa League. Gjithsesi, tek skuadra e Jeton Beqirit besojnë se mund ta përmbysin gjithçka në transfertë një javë më pas.
sfidanti.al