Conference League, Dinamo ndryshon stadium

Dinamo u bën një dhuratë të bukur tifozëve të saj. Klubi blu njofton se ndeshja kundër Hajdukut të Splitit do të luhet në kryeqytet, në stadiumin Air Albania.

“Klubi dinamovit bën me dije se ndeshja e kthimit kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Presidenti Adrian Bardhi ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ka plotësuar dëshirën e tifozëve blu, të cilët tashmë kanë më shumë mundësi për ta përkrahur ekipin e zemrës nga afër në kryeqytet.

Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena” në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA”, shkruhet në njoftimin e klubit blu.


Sfidanti.al