Pavarësisht se në moshën 36-vjeçare, Robert Lewandowski mbetet ende në treg. Sulmuesi polak mbylli një super sezon me Barcelonën, si protagonist absolut në formacionin e Hansi Flick duke realizuar 42 gola në të gjithë kompeticionet. Shifrat dhe rendimenti i tij janë ende në një nivel shumë të lartë, duke bërë që për të të ketë ende klube që janë të gatshme të investojnë miliona euro. Sipas mediave spanjolle, përfaqësues të ekipeve nga Arabia Saudite kanë takuar agjentet e Lewandowskit për të kuptuar nëse lojtari ka dëshirë të transferohet në Arabi. Leva është nën kontratë me Barcelonën edhe për një tjetër vit dhe dëshira e tij është të vijojë të luajë në nivele të larta, as që ka ndërmend të largohet nga Barcelona, të paktën jo për momentin.
sfidanti.al