Shaland: Ndaj Anglisë? Duhet të bëjmë presion prej të çmendurish!

Nëse Kosova dëshiron të jetë shumë pranë prerjes së biletës për në finalet e Europianit, duhet të luajë me një taktikë rreziku ndaj Anglisë. Këtë e shpjegon trajneri i saj, zvicerani Bernar Shaland, me fjalën e tij që “mori dhenë” në të gjitha mediat europiane. “Ndaj Anglisë duhet të bëjmë presing prej të çmenduri, – theksoi zvicerani me përvojë, – vetëm kështu do të kemi ndonjë shans për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit për në Europian”.

Kosova ka skuadër të re në moshë, entuziaste dhe me disa mungesa, ndaj Shalandi mendon se lojtarët e tij duhet t’ia lenë të tjerëve të bëjnë lojë akademike dhe elegante, por të jenë të bashkuar, e të japin pikën e fundit të djersës për t’ia arritur qëllimit në Sauthempton. Shaland mendon se Anglia, për momentin, është skuadra më e mirë e botës.

Sfidanti.al