Nejmari largohet në janar? Lojë politike e PSG-së apo e brazilianit?!

Një futbollist që kushton 222 milionë euro, të paktën, vështirë se mund të transferohet në janar. Dakord, ka pasur raste të tillë si Virgil Van Dajk apo Kutinjo, por ishin të konfirmuar se ekzistonte dëshira e futbollistit dhe e klubit që donte ta merrte. Për Nejmarin, a mund të thuhet kështu? Vështirë, ndonëse mediat europiane shkruajnë se drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo, do të bëjë çmos që ta transferojë brazilianin në janar 2020.

Edhe herë të tjera është shkruar e folur për synimet e Leonardos, por ka qenë vështirë të konfirmohej nëse kjo ishte e vërteta apo loja. Edhe janari mund të jetë loja politike e dyfishtë, për të mbajtur në qetësi palët e përfshira në këtë kaos të madh. Vetë lojtari do të ishte me më shumë shpresë për t’u larguar, futbollistët e PSG-së do ta pranonin më lehtë një shok që nuk dëshiron të jetë në ekip me ta, po ashtu mesazhi shkon për pretendentët si Barcelona, Real Madrid apo Juventusi. Kur dëshiron të “zësh peshk”, të paktën duhet të hedhësh “grepin”, tjetër gjë nëse kap gjë apo jo.

Sfidanti.al