Sezon fantastik, Ronaldo realizon për Al Nassr

Cristiano Ronaldo protagonist. Sulmuesi portugez vazhdon të shkëlqejë në aspektin individual te Al Nassr, pavarësisht se këta të fundit mbajnë vendin e dytë në tabelë. Në transfertën ndaj Al-Akhdoud, Ronaldo realizoi golin e tij të 33-të në këtë kampionat. Ai shfrytëzoi në maksimum një asist të Al Hassan, për të dërguar topin në rrjetë. 39-vjeçari po luan sezonin e tij të dytë te Al Nassr.

sfidanti.al