Trimëror Selimi do vazhdojë karrierën te Deçiq. Sulmuesi që ishte pjesë e Flamurtarit në edicionin e kaluar ka vendosur të ndajë rrugët me vlonjatët. Selimi kishte edhe 1 vit të mbetur kontratë. 24-vjeçari do të ketë kështu mundësinë të luajë në Ligën e Konferencës me Deçiqin. Klubi shqiptar i Malit të Zi përballet me Sileksin në turin e parë kualifikues. Për Selimin do të jetë eksperienca e parë në Malin e Zi, pasi më parë ka dhënë kontributin e tij vetëm në Kosovë.
sfidanti.al