Trajneri dhe bashkëshorti i rekordmenes dhe atletes Luiza Gega, Taulant Stërmasi, i ftuar në emision televiziv, ka folur përpos sportit edhe për jetën personale. I pyetur nga moderatorja se a ngacmohet nga nëna e tij se kur do të bëhet me fëmijë, Stërmasi duke qeshur tha se kjo ndodh çdo ditë duke nisur nga 15 vite më parë. Ndërsa shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij Luzia Gega e kanë në plan që të bëhen prindër, dhe shpresojnë që kjo të ndodhë sa më afër.
Q“Ka 10 vjet, 15, ku di unë. Sa fillon fjalinë iki. Më e forta është se motra ime është 20 vjet më e vogël dhe ka dy fëmijë. Nipat i dua shumë. Edhe prej fëmijëve që jam marrë gjithmonë. Në një farë forme thosha do jem i ftohtë, por është e pamundur. Besoj afër. Besoj po. Nuk kemi asnjë lajm, por besoj se afër do bëhem patjetër”, u shpreh Taulanti.
sfidanti.al