Sadio Mane firmosi me Al-Nassr gjatë verës së vitit të kaluar. Klubi saudite pagoi 30 mln euro në arkat e Bayern Munich për kartonin e sulmuesit senegalez, i cili po e shijon aventurën në Arabi.
“Ju mendoni se nuk jam i lumtur sepse nuk po luaj në Europë, por nuk është kështu. Futboll luhet edhe jashtë Europës. Kampionati saudit është shumë i mirë. Neve na shohin në të gjithë botën. Unë po bëj më të mirën time këtu, po e shijoj çdo minutë. Pjesa tjetër dhe fjalët që thonë njerëzit nuk më interesojnë fare”, theksoi 31-vjeçari afrikan.
Mane po luan me Senegalin e tij në Kupën e Kombeve të Afrikës. Kampionët në fuqi i kanë fituar dy sfidat e para në grupin C. 3-0 kundër Gambias dhe 3-1 përballë Kamerunit. Mane dhuroi një asist në takimin e parë, ndërkohë që gjeti golin te sfida e dytë.
sfidanti.al