Ideja ishte e skuadrës dhe organizimi u bë nëpërmjet grupit në UotsAp (WhatsApp). Futbollistët e Totenhemit dolën me idenë se ishte e nevojshme një darkë e përbashkët në restorant, me trajnerin Maurisio Poçetino, në prag të duelit të madh të Premier Ligës ndaj Liverpulit. “Gjelat” shkojnë në “Anfild” dhe gjatë gjithë kësaj kohe janë kritikuar për mungesë uniteti, sipas parimit “secili për vete, Zoti për të gjithë”.
Thuajse e gjithë skuadra ishte e pranishme në restorantin “Novikov” në zonën londineze Mejfer (Mayfair), duke mos përjashtuar Harri Kejnin, koreanojugorin Son, Dele Alin, Eriksenin, Uinksin, Lamelën, Vertongenin apo Dajerin. Padyshim, ishte edhe Poçetino. Shpresa është që harmonia të kthehet sa më shpejt, dhe po ashtu të kthehet Totenhemi i sezonit të kaluar.
Sfidanti.al