Bajerni i Mynihut mund të jetë rival i Dortmundit në Bundesligë, por njerëzit që drejtojnë skuadrat e tyre kanë diçka të përbashkët. Këtë e kupton mirë Niko Kovaç, i cili i doli në mbrojtje kolegut të tij Lysien Favre. Një sindikalizëm i vetmuar nga ana e trajnerit bavarez, i cili ndjen të njëjtin rrezik që ka edhe zvicerani.
“Ka një tendencë për trajnerët, – tha Kovaç, – le t’i biem drejt, dhe nuk është mirë. (Favre) humb një ndeshje, vazhdon pretendimet në Champions, je në Kupën e Gjermanisë, je pranë kreut në Bundesligë, dhe gjithçka është e keqe? Më pas dalin emrat e zëvendësuesve, unë këtë nuk e kuptoj. Një skuadër mund të ketë probleme, një klub po ashtu, por gjithçka i mvishet një emri të vetëm, gjithçka në kurriz të trajnerit. Kjo është e shëmtuar”.
Fjalët e kroatit, padyshim, nuk mund të jenë vetëm kritikë për drejtuesit e Dortmundit, por edhe për ata të Bajernit. Rumenige ka qenë shpesh qortues dhe presioni për Kovaçin është i madh. Gjithsesi, trajneri bavarez e di se, sot për sot, sindikalizmi i trajnerëve në futboll nuk ekziston. Ata pranojnë pa zë t’i zënë vendin njëri-tjetrit, në “vërshëllimën” e parë të presidentit.
Sfidanti.al