NBA, Finiks cfarë telashi; Ajton pezullohet 25 ndeshje për doping

Finiks përballet me një problem jo shumë të vogël. DeAndre Ajton është dënuar me 25 ndeshje pezullim pasi ka rezuluar pozitiv në testet antidoping për një substancë diuretike që basketbollisti e përdori për të humbur peshë dhe kthimi I tij në fushat e lojës do të jetë në 17 dhjetor.

Ky moment bën që të zbehet momenti shumë pozitiv që po jetonte në Ajton te Finiks në sezonin e ri që skuadra nga Arizona e nisi me një fitore ndaj Sakramentos. Zakonisht diuretikët përdoren për të maskuar përdorimin e substancave të tjera doping dhe Ajton iu nënshtruar ekzaminimeve të tjera, të cilat treguan se ai nuk kishte përdorur doping.

Megjithatë kjo nuk e pengoi NBA që të ndërmerrte masat disiplinore ndaj Ajton dhe e pezulloi duke u bazuar në kontratën kolektive, ndërkohë që lojtarit do t’I mbahen edhe 2.17 milionë Dollarë nga paga, gjithnjë nëse ky skualifikim do të konfirmohet.

Sfidanti.al