Ronaldo nuk tërhiqet, ëndrra është Botërori 2026

Cristiano Ronaldo nuk ka aspak ndërmend të tërhiqet nga futbollit pasi kontrata e tij me Al Nassr te përfundojë në vitin 2025. As portugez planifikon zgjatjen e kontratës me klubin saudit deri në vitin 2027 dhe lajmin e bën të diturë radioja spanjolle “Cadena COPE”, sipas së cilës, CR7 ua ka bërë të ditur vendimin drejtuesve më të lartë të klubit.

Ëndrra e tij e madhe është Kupa e Botës 2026 me Portugalinë dhe nëse arrin të bëhet pjesë e ekipit luzitan, ai do të regjistronte një arritje të pabesueshme pasi për herë të parë në një botëror ka marrë pjesë në vitin 2006. Ai numëron 201 ndeshje dhe 123 gola të shënuar me Portugalinë.

sfidanti.al