Tevez fut mësimin në futboll

Deklarata të bujshme nga Carlos Tévez, i cili ankohet për nivelin e dobët intelektual të lojtarëve të tij. Ish-kampioni argjentinas, tashmë trajner i Independientes, gjatë një interviste për El Nueve ka rrëfyer disa episode të cilat nxjerrin në pah edhe problemet sociale  që ekzistojnë në Argjentinë.

“Në stërvitje unë bëj disa ushtrime shpejtësie të cilat janë të lidhura me neuronet. Kur lojtarët lodhen fizikisht, unë i detyroj të zgjidhin një problem matematikor. I pyeta sa bëjnë 2+2, por tre djem nuk e dinin dhe më thanë se nuk kishin mësuar të mblidhnin, shumëzonin apo të pjestonin. Ka shumë varfëri, lojtarët duhet të dijnë të lexojnë që më pas të kuptojnë se çfarë kontrate firmosin. Së bashku me klubin do të nisim një projekt që pas stërvitjes, lojtarët të studiojnë me një mësues, dua që të studiojnë për të paktën dy orë”, tha ai.

 

sfidanti.al