Ronaldo: City mund të fitojë sërish Champions League

Cristiano Ronaldo shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 në transfertë të Al Nassr në shtëpinë e Al Ahli në sfidën e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit saudit. Ky ishte goli i 50 me fanellën e Al Nassr për kampionin portugez në 58 ndeshje të luajtura me klubin saudit. CR 7 ka komentuar edhe shortin e Champions League, që përballë Realit të tij ka vënë Manchester City. “Shpresoj që jo. Por, mendoj që Manchester City ka mundësi të mira për të fituar Champions League edhe këtë sezon”, ka thënë portugezi.

sfidanti.al