Marash Kumbulla është rikthyer te Roma pas huazimit tek Espanyol dhe do të vlerësohet nga Gian Piero Gasperini përpara se të vendosë për të ardhmen e tij. Sipas “TMË”, ish-trajneri i Atalantës duket se është i prirur ta mbajë lojtarin shqiptar dhe t’i japë atij besim në një vit që do t’i shohë verkuqtë të angazhuar në shumë fronte, përfshirë Ligën e Evropës.
Spanjollët ishin shumë të kënaqur me performancat e lojtarit të lindur në vitin 2000 dhe do të donin ta konfirmonin atë për sezonin e ardhshëm. Problemi është se klubi katalanas nuk ka burimet për ta blerë atë menjëherë dhe do të preferonte një zgjidhje tjetër, siç është një huazim i ri, ndoshta me përfshirjen e të drejtës së blerjes. Megjithatë, kryeqytetasit nuk e shohin me sy të mirë këtë mundësi dhe për këtë arsye duket e vështirë që ai të jetë në gjendje të luajë përsëri në La Liga në sezonin 2025-2026.
Në karrierën e tij, 25-vjeçari ka grumbulluar 68 paraqitje dhe 4 gola me Romën, 36 ndeshje dhe 3 gola me Espanyolin, 28 paraqitje dhe një gol me Hellas Verona dhe 7 ndeshje me Sassuolon. Këtyre duhet t’u shtohen 23 herët që ka dalë në fushë me Shqipërinë. Nuk duhen harruar as paraqitjet me ekipet kombëtare të moshave kuqezi, përkatësisht U16, U17, U19 dhe U21.
sfidanti.al