Rodri dhe Alvaro Morata shpallen fajtorë nga UEFA

Rodri dhe Alvaro Morata janë shpallur fajtor nga UEFA për thirrjet e tyre gjatë festimeve të fitores së Euro 2024. La Roja u kurorëzua kampione e Evropës pasi mposhti Anglinë 2-1 në finalen e këtij viti. Megjithatë, gjatë festimeve, dyshja u panë duke brohoritur ‘Gjibraltari është spanjoll’, gjë që i ka futur në ujë të nxehtë. Gjibraltari, një ish territor spanjoll i vendosur në skajin jugor të Spanjës, ka qenë nën sundimin britanik që nga shekulli i 18-të. Që atëherë, spanjollët kanë kërkuar kthimin e saj dhe në vazhdim të së njëjtës, Morata i kërkoi turmës të bashkohej me këngën. Pas këtyre veprimeve, federata e Gjibraltarit paraqiti një ankesë në UEFA dhe tha: “Vërehet natyra jashtëzakonisht provokuese dhe insinuate e festimeve rreth fitores së ekipit kombëtar spanjoll të meshkujve në Euro 2024. Futbolli nuk ka vend për sjellje të një natyre të tillë”. Duket sikur thirrjet shkelnin rregullin e UEFA-s kundër përdorimit të ngjarjeve sportive për manifestime të natyrës jo sportive. Tani, organi i kontrollit, etikës dhe disiplinës i organizatës qeverisëse (CEDB) do të vendosë për këtë çështje.

sfidanti.al