Zyrtare, Adnan Januzaj, lojtar i ri i Las Palmas

Anësori shqiptari Adnan Januzaj do të luajë për UD Las Palmas deri në fund të sezonit. Ka qenë klubi spanjoll që ka njoftuar ardhjen e Adnan Januzaj, i cili ka nënshkruar deri më 30 qershor 2025. Januzaj e filloi karrierën e tij profesionale në Manchester United, duke debutuar në vitin 2013. Më pas ai u huazua te Borussia Dortmund për sezonin 2015/16 dhe te Sunderland për sezonin 2016/17.

sfidanti.al