Rocco Vata pranë Kosovës?

Një lajm i fundit ka qarkulluar së fundmi në mediat kosovare. Bëhet fjalë për të ardhmen e talentit 18-vjeçar, Roko Vata, i cili është një ndër lojtarët më premtues në futbollin Europian. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, aktualisht është pjesë e Irlandës U-19, teksa në një prononcim të dhënë për “lajm.net”, Rudi ka pohuar se ka pasur një interesim nga njerëz përreth Federatës së Kosovës, në lidhje me kombëtaren që do të zgjedhë Roko.  “Njerëz përreth Federatës së Kosovës kanë pyetur për Rokon duke shfaqur interesim për të. Djali im luan për Irlandën pasi Federata e Irlandës na ka trokitur në derë. Nesër mund gjithashtu të na thërras edhe Shqipëria dhe nëse ka një projekt serioz do të ulemi dhe do të diskutojmë”, ka thënë Rudi Vata në një prononcim për lajmi.net. 

sfidanti.al