Rënia e një gjiganti: Mbas 56 vitesh nuk do të luajë në Evropë!

Klubi gjigant belg, Anderleht, nuk arriti që të kualifikohej për nënjë nga kupat evropiane mbas 56vitesh, pasi në ndeshjen e raundit të fundit u mund 1-2 ngaGentidhe kështu e përfundoi kampionatin në vend të 6-të.

Para raundit të fundit, Anderlehti dheGenti kishin pikë të barabarta në luftën për vendin e fundit që siguronte kualifikimin për në Evropë, por në fund më i sukseshëm doli se ishte ekipi vendas (Gent).

Genti kaloi në avantazh që në min. e 2-të, por Anderlehti barazoi në min. e 74-të. Sidoqoftë, dy minuta më vonë ekipi vendas (Genti) e bëri rezultatin 2-1 që u ruajt deri në fund, duke siguruar kualifikimin për në në Evropë.

Kampion i Belgjikës, në fakt, ka dalë Genku që do të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.

Sfidanti.al