Reja: Interi mund të rrijë i qetë me Asllanin

Kristjan Asllani do të jetë titullar tek Interi në ndeshjen e kësaj fundjave në Serinë A të zikaltërve ndaj Fiorentinës. Do të jetë një sfidë e rëndësishme për mesfushorin shqiptar që do të zëvendësojë Çalhanoglu në një ndeshje delikate ndaj një ekipi shumë të fortë dhe në formë. Për të hequr çdo dyshim mbi cilësitë e futbollistit shqiptar, ka menduar Edi Reja, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare. Në një intervistë të shkurtër për “Gazzetta Dello Sport”, ai është ndalur të aftësitë e futbollistit dhe ka treguar bindjen e tij se Asllani është në lartësinë e duhur për të bërë mirë edhe në një skuadër me shumë emër si Interi.

Reja, si e shihni tani që do të jetë titullar në Firence?

Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur disa dhunti të jashtëzakonshme, ka vizion, mendon në mënyrë vertikale, sheh dritën për të dhënë pasimin e duhur. Nuk është e lehtë të marrësh vendin e Çalhanollu, por Interi mund të rrijë i qetë me Kristjan, tek ai shoh ende hapësira përmirësimi të pabesueshëm.

Menaxhimi mbajtjes së topit dhe i ndeshjes, ashtu siç duhet të jetë. Më shumë se sa të flasim për hapësirat e përmirësimit, duhet pyetur se si ta bëjmë të rritet: do të mjaftonte vetëm që të luante më shumë. Kur i thosha që te Interi ishte pak i mbyllur, ai më përgjigjej: “Mister, këtu mësoj çdo ditë…”. Ndoshta ka të drejtë ai, të stërvitesh me shumë kampionë të jep diçka më shumë. Dhe në fund, me shumë vendosmëri e cilësi, do të gjejë hapësirën e tij.

 

A mos është Asllani shumë ‘djalë i mbarë” për atë rol?

Jo, ka shumë personalitet brenda fushës, aty ku duhet. Nuk ka frikë, përkundrazi, me raste duhet edhe ta ndalësh paksa. Nëse më duhet të gjej një defekt, është ai që për t’u treguar të gjithëve që mund të jetë titullar, shpesh e tepron duke tentuar goditjen e rëndësishme. Këshilla ime është gjithmonë e njëjta, të luajë thjesht dhe e di që do të më dëgjojë.

 

sfidanti.al