Katër ndeshje vetëm 1 gol. Por ai gol bën të lumtur shumë skuadra që renditen si të tretat më të mira. Kapiteni Zijeh bën të lumtur Marokun që fiton kundër Zambias dhe skuadra e drejtuar nga Regragui fluturon në 1/8-at e turneut si e parë e Grupit F. Republikës Demokratike të Kongos i mjafton një barazim pa gola ndaj Tanzanisë për t’u kualifikuar si e dytë, ndërkohë që çmenduria ka ndodhur te organizatorët e Bregut të Fildishtë. Ende pa u luajtur ndeshjet e djeshme dhe duke parë paraqitjen e turpshme në shtëpi, federata vendase kishte vendosur që të shkarkonte trajnerin Gase dhe zëvendësin e tij, Printant. Të bindur se e kishin mbyllur përpara kohe aventurën në Kupën e Afrikës, e cila mendohej që të kishte një tjetër histori, Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë kalon nga zhgënjimi në gëzim, duke qenë se rezultatet e djeshme i lejojnë falë golavarazhit që të kualifikohen si e katërta më e mirë e 6 grupeve dhe kështu që do të kenë një vend në 1/ 8-at. Por problemi është që tashmë ata janë pa trajner, kështu që me shpejtësi federata është korrigjuar dhe ka emëruar teknikun e përfaqësueses U-23, Emerse Fae, i cili do të jetë në stol për supersfidën me Senegalin.
sfidanti.al