Refuzimi i alkoolit nga CR7 dhe historia e studentëve shqiptarë në BRSS!

Nëse të rastis të takosh ndonjë nga ish-studentët shqiptarë që u shkolluan në Bashkimin Sovjetik në vitet 50-të të shekullit të kaluar (fare pak kanë mbetur), do të mësosh se për të përballuar të ftohtin e madh, u jepej një sasi ditore vodke. Shumë prej tyre u mësuan me vodkën dhe pijet alkoolike dhe i vazhduan edhe pasi erdhën në Shqipëri, madje pati nga ata që e tepruan fare. Nga kjo histori le të kalojmë te Kristiano Ronaldo i cili njihet për jetën e tij prej asketi, mënyrë jetese që ia ka zgjatur karrierën në nivelet e larta. Holandezi Drente thotë se kur ishin bashkë tek Reali, ai nuk e pa kurrë CR7-ën që të pinte alkool, qoftë edhe një pikë për be! Dakord, kjo duket “që përtej”, por nëse Kristianoja do të shkonte në moshë fare të re në Bashkimin Sovjetik, në -20 apo -40 gradë Celsius në dimër e do ta mësonin me alkool, si do t’ia bënte? Do t’ia bënte si ata që pijnë duhan për “trimëri” në adoleshencë dhe pastaj gjatë jetës thonë se “duam ta lemë, por nuk e lemë dot”!

Sfidanti.al