Kingsli Koman na tregon se luan futboll edhe me operacion në zemër!

Kishte një javë që doktorët e Bajernit po e ndiqnin gjendjen shëndetësore të tij, saktësisht zemrën e tij. Në përfundim, ata vendosën që Kingsli Koman do të operohej dhe kjo ndodhi të enjten, me yllin francez që vuante nga aritmit të lehta. Për këtë arsye atij iu vendos një aparaturë që ia rregullon ritmin e zemrës. Nuk ishte rrezik i madh, por gjithsesi operacion në zemër për një lojtar që ishte në fushë në fitoren 3-0 në Champions ndaj Barcelonës. Kaluan vetëm pak ditë dhe Komani është gati të stërvitjen me Bajernin, duke treguar se mund të luash futboll edhe me probleme në zemër, mjaft që të mos kesh çrregullime siç i pari Kristian Eriksen i Danimarkës. Stërvitja mund të nisë të martën, ndërsa për 2 javë maksimumi ai mund të jetë në fushë.

Sfidanti.al