Reali është gati t’i japë kontratën e re Karlo Ançelotit!

Nuk është pak të fitohen këto trofe, dhe klubi madrilen do ta shpërblejë strategun e tij, edhe pse është mësuar të marrë shumë kupa. Karlo Ançeloti do të ketë shpejt një kontratë të re tek Reali, ndërsa ishte në krye të ekipit në fitoren e Championsit dhe të La Ligës. Nuk dihet sesa do të jetë rroga e italianit, ndërsa paga për të cilën erdhi nga Evertoni arrinte në 12 milionë euro në sezon, edhe pse gjysma e tyre është taksa. Besohet se presidenti Florentino Perez mund t’ia rrisë rrogën 62-vjeçarit, duke qenë i kënaqur me sukseset e tij dhe duke e nxitur për të fituar sërish.

Sfidanti.al