E marta vjen shpejt, ndërsa këto kohë bavarezët nuk duket se po shkëlqejnë gjithmonë. Barazimi 2-2 me Shtutgartin në Bundesligë bëri që Bajerni të ndalet për herë të tretë radhazi në kampionatin kombëtar, dhe ky është një sinjal alarmi edhe pse gjigandët janë kampionë në fuqi dhe e kanë fituar titullin 10 herë radhazi. Mediat bavareze shkruajnë se trajneri Julian Nagelsman është nën presion, ndërsa ndeshja ndaj Barcelonës në Champions të martën bëhet e rrezikshme. “Ekipi nuk di të kontrollojë sfidën në minutat e fundit”, – shkruajnë këto media, që shtojnë se Gnabri është krejtësisht jashtë forme, se De Ligti e ka një gabim në gen, por të paktën Tel dhe Mazraui ishin mjaft mirë. “Unë nuk ndjej presion, – tha Nagelsmani në mënyrë sfiduese, – presioni ekziston gjithmonë. Gabimi ynë është që nuk e “vramë” ndeshjen”.
Sfidanti.al