Milani pa Leaon ndaj Napolit; Pioli: Do të luajë dikush tjetër!

Shpresohet që tekniku kuqezi ta gjejë një zgjidhje edhe për situatën e vështirë të krijuar me mungesën e sulmuesit brazilian në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit deri tani. Rafael Leao, i përjashtuar me të kuq ndaj Sampdorias, nuk do të jetë në fushë për një Milan-Napoli në sfidën e radhës në Serinë A. “Do të luajë dikush tjetër, – thotë Stefano Pioli, – ndaj të kaltërve të Spaletit do të gjejmë zgjidhje tjetër. Sa për fitoren, ajo ishte shumë e vështirë, por e arritur me zemër. E kërkuar deri në fund. Të mos harrojmë se në këtë stadium kundër Sampdorias kanë barazuar Juventusi e Lacio, pra ishte e vështirë”. Pioli kritikon arbitrimin në Itali që i nervozon lojtarët sepse vërshëllen gjithmonë, ndërsa kritikoi ekipin e tij që në pjesën e parë mund të kishte bërë më shumë sesa vetëm një gol.

Sfidanti.al