Ratcliffe përfundon blerjen e 25% të aksioneve të Manchester United

Jim Ratcliffe ka shprehur dëshirën e tij për ta çuar Manchester United “në majat e futbollit anglez, evropian dhe botëror”. Këto janë fjalët e biznesmeni britanik pas përfundimit të blerjes së një pakice aksionesh të klubit të Premier League.

71-vjeçari britanik fillimisht pagoi 1.3 miliardë dollarë për 25% të aksioneve të United dhe tani ka investuar edhe 200 milionë dollarë për aksione të tjera, që do të thotë se ai tashmë zotëron rreth 27.7%. United tha se Ratcliffe planifikon të investojë 100 milionë dollarë të tjerë deri më 31 dhjetor “për të mundësuar investimet e ardhshme në infrastrukturën e Old Trafford”.

Marrëveshja është miratuar tashmë nga Shoqata e Futbollit, ndërsa Premier League autorizoi Ratcliffe të merrte një pakicë të aksioneve sipas rregullave të saj duke përcaktuar se kush mund të jetë pronar ose drejtor i një klubi futbolli. Ratcliffe, një nga njerëzit më të pasur të Britanisë, ra dakord për të blerë një pjesë të aksioneve të United në dhjetor pasi familja Glazer, e cila zotëron klubin, e nxori atë në shitje në vitin 2022.

“Të jem pjesë e Mançester United është një nder i madh dhe tashmë vjen një përgjegjësi e madhe për mua”, tha Ratcliffe në një deklaratë. “Kjo shënon përfundimin e transaksionit, por është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë për ta rikthyer Unitedin në majat e futbollit anglez, europian dhe botëror”.

sfidanti.al