Ramadani: Në Euro 2024 mund të jemi surpriza

Mesfushori Ylber Ramadani ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” ku është ndalur tek kalimi tek  Leçe si dhe Europiani. “Unë nuk ndihem si lider, ka shumë në dhomën e zhveshjes. Është e qartë, megjithatë, se ky rol kërkon një personalitet të madh. Ndihem mirë, mesfushori qendror është një pozicion që më pëlqen dhe duhet ta pranoj se D’Aversa më ndihmoi shumë. Ai më shpjegoi se çfarë dëshiron nga unë dhe në cilat aspekte mund të përmirësohem. Unë zura vendin e një lojtari si Hjulmand, i cili ishte i preferuari për tifozët vitin e kaluar. Unë pata mbështetje të madhe nga tifozët dhe afërsia e tyre më shtyu ditë pas dite të jap gjithçka”.

Si ju ka bindur Korvinjo?

“Mjaftoi një telefonatë. Kur agjenti im foli me drejtorin, menjëherë kuptuam që Leçe ishte zgjidhja e duhur për mua. Vërtetë, nuk u desh shumë…”.

E ëndërroni kampionatin europian?

“Sigurisht që mendoj për këtë, ne mund të jemi surpriza. Grupi ynë është një grup që mund të bëjë shumë mirë, shumë prej nesh luajnë në ligat kryesore evropiane. Dhe djemtë e rinj mund të bëjnë gjithashtu. shumë mirë. Do të jetë një aventurë e madhe.”

sfidanti.al