Rabiot pranë Barcelonës?

Adrien Rabiot rishfaqet në orbitën e Barcelonës. Futbollisti francez, i cili ishte shumë afër transferimit në klubin Blaugrana në vitin 2019 me kosto zero, sipas disa mediave italiane është në radarin e katalanasve. Rabiot nuk ka rinovuar me Juventusin dhe duket se negociatat praktikisht janë prishur ndaj dhe mund të largohet me kosto zero në qershor. Bayern është skuadra tjetër e interesuar për lojtarin francez. Rabiot dukej sikur do të rinovonte për Juventusin pas një sezoni shumë të mirë, por palët për momentin nuk kanë arritur një marrëveshje financiare. Kërkesat financiare të Rabiot janë shumë të larta dhe klubi Blaugrana ka një kufi pagash, ndaj duket e vështirë për të arritur një marrëveshje. Bayern e sheh atë si një opsion të mirë në merkato dhe do të ishte i gatshëm të hynte në garë për të, por duhet parë lëvizjet që do të ndodhin në mesfushë.

sfidanti.al