Qose “zhyt” Tiranën në fund

Elbasani triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tiranës, në sfidën e javës së 32-të në Superiore. Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Përgjoni në minutën e 12-të. Megjithatë fraksioni i dytë ishte tjetër histori. Dopieta e shënuar nga Kristi Qose në minutat 73 dhe 94, i dhanë triumfin Elbasanit. Me këtë fitore, Elbasani mban vendin e pestë me 43 pikë, ndërsa Tirana renditet ë fundit me 32 pikë të grumbulluara.

sfidanti.al