Ishte taktike apo shqetësim normal, këtë nuk mund ta themi me bindje absolute, veçse e dimë që tashmë radhët e kampionëve të botës janë të plotësuara. Rafael Varan dhe Ibrahima Konate janë kthyer në stërvitje, pra i kanë kaluar simptomat e gripit, duke iu bashkuar Adrien Rabiosë dhe Dajot Upamekanos, që e humbën gjysmëfinalen ndaj Marokut. Po ashtu, Kingsli Koman nuk mungoi dhe trajneri Didie Deshamp padyshim që është më i qetë. Mësohet se lojtarët dhe trajnerët kanë veshur maska në stërvitjen e fundit për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të epidemisë.
Sfidanti.al