Tifozë të Realit nuk i lanë në “Parkun e Princave” me fanelën madrilene!

Kështu shkruan “Marka” dhe e ka fjalën për ndeshjen e Championsit të femrave mes Paris SG dhe Realit të Madridit. Skuadra spanjolle u mund 2-1 dhe u eliminua (në grupin ku ishte edhe Vllaznia e Çelsi), ndërsa më shumë sesa nga veprimet e arbitrit, në kryeqytetin spanjoll u zemëruan me atë që e quajtën sjellje të padenjë të vendasve. Sipas “Markës”, disa tifozë të Realit nuk u lejuan në ambientet e brendshme të stadiumit “Parku i Princave” duke mbajtur veshur fanelën madrilene! Të duket sikur je në ndonjë nga provincat e Shqipërisë shumë vjet më parë!

Sfidanti.al