Padyshim që është në formën e duhur. Karim Benzema ndodhet mijëra kilometra larg Katarit, në Madrid duke u stërvitur normalisht me Realin, por gjithsesi vetëm një telefonatë larg finales së Kupës së Botës. Sidoqoftë, Franca nuk do ta ketë yllin e saj të sulmit, pasi vetë trajneri Didie Deshamp e përjashtoi një mundësi të tillë. Veterani 34-vjeçar, i larguar përpara fillimit të Kupës së Botës për shkak të një dëmtimi, nuk llogaritet nga “gjelat” për sfidën e kësaj të diele ndaj Argjentinasit. Deshampi tha se “unë llogaris për finalen 24 lojtarët që kam në dispozicion, dhe mendoj se nuk është e drejtë në raport me ta, që unë të flas për futbollistët që nuk janë këtu”. Nga ana tjetër, duket se edhe vetë Benzema e ka përjashtuar mundësinë për t’u kthyer, me gjasë i ofenduar nga komentet e trajnerit kur u pyet nga gazetarët për mundësinë që ai të luante në finale. “Pyetjen tjetër, ju lutem”, ishin fjalët e tij.
Sfidanti.al