Rey Manaj vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për tifozët shqiptarë, sidomos pas golit vendimtar që shënoi muajin e kaluar në fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc. Ai gol u kthye menjëherë në simbol uniteti dhe krenarie kombëtare.
Në Mitrovicë, si shenjë nderimi, u realizua një mural i veçantë që paraqet festën e Manajt dhe gjestin e shqiponjës, duke përjetësuar emocionet e asaj nate. Ditët e fundit, prindërit dhe vëllai i sulmuesit – me origjinë nga Lushnja – udhëtuan drejt Mitrovicës për ta parë nga afër muralin.
Familja e Manajt u prit nga ish-futbollisti i njohur dhe trajneri aktual, Emin Baliqi, i cili i shoqëroi gjatë vizitës. Rey Manaj publikoi në rrjetet sociale foton e prindërve të tij para muralit, duke shprehur krenarinë dhe lidhjen e fortë familjare në këtë moment të veçantë.
sfidanti.al

