Portieri i Bylisit, pëson një aksident dhe mbyll para kohe sezonin

U afrua në ditët e para të janarit, por për fat të keq aventura e tij te Bylisi zgjati shumë pak. Portieri Ion Kristian Gurau ka pësuar një aksident ditën e sotme, duke dëmtuar rëndë një dorë dhe për pasojë ka humbur sezonin, pasi duhet të qëndrojë 4-5 muaj larg fushës së blertë. “Portieri Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara. Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në periudhë riaftësimi dhe ka mbyllur sezonin. FK BYLIS i gjendet pranë në këto momente dhe i uron shërim të shpejtë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.

Sfidanti.al