Sulmuesi me më shumtë përvojë te Kosova është ftuar nga trajneri Albert Bunjaki, por ka vendosur të qëndrojë në Zvicër, pasi ndien se nuk po trajtohet mirë nga tekniku, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja e Kosovës, të mërkurën, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Antalia, në prag të kësaj ndeshjeje eliminatore për botërorin “Rusia 2018” dhe mungesa e sulmuesit Bunjaku nuk është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka njoftuar grupi vazhdon të përgatitet për këtë ndeshje të rëndësishme në harmoni të plotë.