Pirlo i dashuruar me sakrificën e CR7-ës: Bëni si Kristiano!

Kjo është arsyeja që mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj të botës, dhe do të jetë një nga më të mëdhenjtë e historisë. Kristiano Ronaldo, ashtu si Lionel Mesi, nuk rresht kurrë së sakrifikuari për skuadrën, duke vrapuar me top e pa top, duke dhënë shembullin personal, e duke mos pasur meritë vetëm për shënimin e golave. Kjo sjellje e tij ka bërë që trajneri Andrea Pirlo ta respektojë edhe më shumë dhe të ftojë lojtarët e tjerë që të ndjekin shembullin e portugezit.

“Bëni si Kristiano, – ka thënë Pirlo, sipas “Tutosportit”, një gazetë e Torinos që është shumë e informuar për çfarë ndodh tek Juventusi, – Ronaldo vrapoi më shumë kur ne mbetëm me 10 lojtarë, ishte ai që bëri më shumë se të gjithë për ekipin”. Edhe trajnerë të tjerë si Ançeloti apo Zidan e kanë vlerësuar sakrificën e Ronaldos, ndërsa Sër Aleks Fergusoni asnjëherë nuk i ka bërë “dushin e ftohtë” që ua rezervonte lojtarëve të tjerë.

Sfidanti.al