Ç’është ky koronavirus? Në Suedi ende mendojnë se imuniteti i turmës mund të ndihmojë kombin nga katastrofa e epidemisë, dhe Zllatan Ibrahimoviç po përfiton, ndërsa është kthyer në vendin e tij. Sulmuesi i Milanit, pasi bëri një rikthim të suksesshëm në skuadrën e Serisë A, mori leje për t’u larguar nga Lombardia, dhe postoi vetë një video ku shihej duke peshkuar në ujrat suedeze në Detin Balltik.
Sporti duket se nuk i shkoi keq, pasi e kishte kapur një peshk të madh, të cilin e lëshoi në ujë. Ai ndodhet në Hamarbi, qytetin që tashmë është pjesë e Stokholmit, dhe po stërvitet me skuadrën e Hamarbit, ku ka blerë disa aksione të klubit të futbollit. Sulmuesi 38-vjeçar po përpiqet të mbajë veten në formë, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëjë, pra do ta vazhdojë karrierën me Milanin, me ndonjë skuadër tjetër, apo do t’i japë fund me futbollin.
Nuk dihet se kur mundet që të kthehet në Itali, ku Seria A është ndëprerë prej disa javësh, për shkak të goditjes së ashpër nga koronavirusi që ka shkaktuar gati 20 000 të vdekur. Suedia, ndërkaq, ende ka ritme të ulëta të përhapjes së epidemisë, me pak më shumë se 10 000 të sëmurë, dhe rreth 900 jetë të humbura.
Sfidanti.al