Përmbysje e Ukrainës, ul me këmbë në tokë Sllovakinë

Ukraina fitoi 1-2 me përmbysje përballë Sllovakisë, duke siguruar një fitore të madhe dhe tri pikë të arta në grupin E të Euro 2024. Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukur të dueleve të para në grup në Euro 2024. Skuadra e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që bëri mirë vetëm në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve. Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit. Skuadra e Sergiy Rebrov mori zemër dhe përmbysi gjithçka 10 minuta përpara fundit me anë të Roman Yaremchuk. 28-vjeçari i Valencias erdhi nga stoli dhe realizoi një gol të bukur dhe me shumë vlera, duke kaluar Ukrainën në avantazh.

sfidanti.al