Spanja për rekord, fitorja me Italinë u ndoq nga 13.4 mln banorë

Skuadra e Spanjës është rikthyer ajo e vieteve të arta pasi “koleksionon” jo vetëm pikë dhe futboll të bukur por edhe entuziazëm. Sipas të dhënave të fundit “LA1” është ndjekur mbrëmë gjatë kohës së transmetimit të ndeshjes mes “Furive të kuqe” dhe Italisë nga plot 13.4 milionë banorë. Sipas të dhënave të “LA1” kanë qenë plot 8.552.000 telespektatorë, ata të cilët janë sintonizuar në këtë kanal nga minuta e parë e deri te ajo e fundit.

sfidanti.al